back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKështu u pritën vëllezërit Ramadani në vendlindje (Foto)

Kështu u pritën vëllezërit Ramadani në vendlindje (Foto)

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës.

Vëllezërit Ramadani para se të shkojnë në vendlindjen e tyre, në Baincë, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Por me të arritur në Baincë, ata janë pritur nga shumë familjarë e miq.

Madje në festën e tyre nuk kanë munguar as fishekzjarret.

Në ndërkohë, vëllau i tyre, Faton Ramadani në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se ka kohë që po presin drejtësi dhe se nuk e kanë pritur se do të ndodhë falja nga presidenti Thaçi.

“Me të thënë të drejtën, nuk e kemi pritur që ndodh kjo. Që 15 vjet kërkojmë drejtësi, kemi kërkuar në secilat organe të sistemit të drejtësisë, kemi dërguar ambasadave të huaja kërkesa që të ndërprejnë këtë padrejtësi, prej të gjitha ambasave, vetëm Ambasada Gjermane janë interesuar për këtë rast kurse të tjerët jo”.

“Te presidenca kemi dërguar një kërkesë të thjeshtë që përmes faljes të ndërpritet padrejtësia dhe fare nuk e kemi pritur që ndodh, por ja ndodhi”.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

Të Fundit

Sport

ShowBiz