Ardian Ahmeti nga fshati Ticë i Skenderajt ka nevoj për ndihmën tuaj. Ai është vetëm 22 vjeç, i cili gjatë luftës si pasoj e granatimeve ka mbetur i shurdhër që në moshën 4 vjeçare, cili nga ai moment nuk dëgjon fare, pasojat të cilat i vuan edhe sot, transmeton Drenica Press.
Vëllau i tij Halil Ahmeti bën të ditur se operimi për t’ju rikthyer dëgjimi Ardianit kushton 22,960€, por fatmirësisht 14.100 euro janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq pjesën tjetër nuk kanë mundësi familjare për të mbuluar shpenzimet, kështu ai kërkon ndihmën e gjitthë bëmirësve që t’i ndihmojnë me 8.860 euro që Ardiani të dëgjoj sërish.
Më poshtë e keni të plotë kërkesën e Halil Ahmetit për ndihmë, ndaj vëllaut të tij.
“Të nderuar familjar, miq dhe dashamir,
Vëllau im, ARDIAN AHMETI i lindur në 07.05.1995 në Ticë, Komuna e Skenderaj, me banim në PRISHTINË ka nevojë për ndihmën tuaj.
Pas granatimeve në luftën e vitit 1999, Ardiani atëherë 4 vjeçar ka humbur të degjuarit dhe ka mbetur me pasoja të cilat i vuan edhe sot nga mungesa e trajtimit të duhur.
Ardiani ka filluar trajtimin në spitalet e vendit dhe për kushtet në vend, nuk kemi mundur të ia sigurojmë të gjitha mjetet për shërimin e tij të plotë.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka miratuar ndihmën prej 14,100€ dhe pjesa e mbetur që i duhet Ardianit për të mundësuar ndërhyrjen mjekësore është 8,860€.
Ju lus që të ndihmoni edhe ju në shpërndarjen e këtij njoftimit që të ia mundësojmë Ardianit ndërhyrjen mjekësore e cila arrin vlerën 22,960€, ku 14,100€ i ka siguruar nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa i duhen edhe 8,860€ të cilat shpresojmë që do ia sigurojmë së bashku.”
Ju falenderoj përzemërsisht,Numri i telefonit 044 754 421
Numri i llogarise bankare:
Raiifeisen Bank Kosove
1501150002199254
ARDIAN AHMETI