back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportMavraj: Meka, i vetmi vend ku nuk mendoj për futboll

Mavraj: Meka, i vetmi vend ku nuk mendoj për futboll

Të ngjajshme

Mërgim Mavraj është nga ata lojtarë që për pushime nuk zgjedh hotelet luksoze apo plazhet ekzotike, por ai zgjedh ti kalojë pushimet në Mekë, në vendin ku myslimanët bëjnë pelegrinazh. Në një intervistë për “Bild”, mbrojtësi ka folur mbi këtë çështje dhe të tjera.

mavraj

Cili ishte mendimi i parë kur vizituat Mekën?

Në Fakt kjo është hera e dyte, por Meka përsëri ishte impresionuese. Është vendi perfekt për të bërë ndryshime te vetja. Atje e kalon ndryshe kohën dhe ke për qëllim që të ndihmosh të tjerët përditë.

Çfarë ka të veçantë Meka?

Atje harron thuajse çdo gjë përreth teje, është një vend me një qetësi të pabesueshme e cila të shndërrohet më pas në energji të madhe. Vetëm atje arrita të mos mendoja më për futbollin, sepse në një vend tjetër, kjo është e pamundur për mua.

Eksperienca te Hamburgun?

Unë do ta ndaja këtë eksperiencë të re në dy pjesë. Në fillimit të përvojës sime tek Hamburgu, mund të them se ishte një periudhë shumë e veçantë. Jemi rritur së bashku me ekipin dhe kemi bërë gjëra të mira. Megjithatë, në të gjithë vitet e mia si futbollist profesionist, nuk e kam ndierë ndonjëherë më shumë sesa në këtë fazë besimin e trajnerit dhe klubit tek mua.

Vendimi për të shkuar atje?

Sigurisht që ishte vendimi i duhur, si një apektin sportiv por edhe në atë privat. Nuk e vë asnjëherë në dyshim këtë zgjedhje, pasi duke parë emrat e futbollistëve që e kanë veshur këtë fanellë, mund të them se jam krenar që jam pjesë e Hamburgut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz