back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku dhe Osmani vizitojnë kryetarin që hoqi fotografinë e Presidentit Thaçi (Foto)

Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë kryetarin që hoqi fotografinë e Presidentit Thaçi (Foto)

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Disa ditë më parë u bë lajm se kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kishte hequr fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi, duke e zëvëndësuar atë me portretin e Hasani Prishtinës. E në zyrën e kryetarit kanë shkuar deputetët Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, ku janë fotografuar saktësisht në vendin ku presidenti më spo nderohet me fotografinë e tij.

Si për t’i treguar Hashim Thacit, se fotografia i është hequr në njërën nga komunat e Kosovës, Osmani dhe Abdixhiku janë fotografuar me bashkëpartiakun e tyre, tani kryetar i Vushtrrisë, në atë pjesë të zyrës.

“Bashkë me deputetin Lumir Abdixhiku ishim dje në Vushtrri për t’i uruar punë të mbarë Kryetarit të ri të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit. Qytetarët e shumtë që e takonin tregojnë për besimin por edhe pritjet e mëdha që kanë në të. Urojmë dhe besojmë që Xhaferi të bëhet shembull për qeverisje të mirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës që udhëheqë”, ka shkruar deputetja Osmani në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në FB.

Se Tahiri kishte hequr fotografinë e të parit të vendit, që obligohet të mbahet në cdo institucion, është bërë lajm këtyre ditëve. Mirpo, kjo s’po e shqetëson kryetarin e komunës, ndërsa në vend të Thaçit ka vendosur patriotin nga Vushtrria, Hasan Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit