BallinaLajmeHaradinaj tregon se çfarë duhet të bëhet që të lirohen nga burgu...

Haradinaj tregon se çfarë duhet të bëhet që të lirohen nga burgu Albin Kurti e Donika Kadaj

Të ngjajshme

Ndanë informacione ushtarake me Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran

Autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e 20 personave në qytetin...

Trump thotë se nuk është gati për një marrëveshje me Iranin

Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News...

​Qytetet më të mira të Time Out për vitin 2026

Grupi mediatik britanik Time Out ka emëruar “qytetet e...

Në Zvicër testohet “qeni digjital” – karroca me AI ndihmon të verbrit të bëjnë Pazar

Karroca funksionon me asistent zanor, i cili udhëzon përdoruesin...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që të mbahen në burg deputetët e Vetëvendosjes: Albin Kurti e Donika Kadaj – shkruan Periskopi.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka thënë se deputetët Kurti e Kadaj kanë kundërshtuar dy marrëveshje, që kanë qenë të dëmshme për Kosovën.

Sipas tij, do të duhej të amnistoheshin të gjithë deputetët që kanë gjuajtur gaz në Kuvend, meqë sipas tij, ata kanë kundërshtuar marrëveshjet e Demarkacionit e Asociacionit, të dëmshme për vendin.

“Është e padrejtë që ata të mbahen në burg, vetëm pse kanë kundërshtuar dy marrëveshjet: Asociacionin e Demarkacionin, sepse ato kanë qenë marrëveshje të dëmshme nga Kosova. Edhe ne kemi qenë bashkë me të kur është kundërshtuar Demarkacioni. Do të duhej të amnistoheshin të gjithë deputetët që kanë gjuajtur gaz e kanë bërë veprime të tjera në kundërshtim të këtyre marrëveshje. Është e padrejtë të mbahen në burg deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha tutje Haradinaj./Periskopi  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz