BallinaLajmeParalajmërohet rritje e pensioneve të veteranëve

Paralajmërohet rritje e pensioneve të veteranëve

Të ngjajshme

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për...

​Rrahje mes disa personave në Prishtinë, tre të arrestuar

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të dielën...

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald...

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mund të mos ketë qenë në dijeni për legjislacionin në fuqi kur ka paralajmëruar rritje të pagës minimale në Kosovë.

Në konferencën e fundvitit të mbajtur sot, Recica paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rritje të pagës minimale, e cila aktualisht është 170 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Megjithatë ministri i partisë Nisma me ketë premtim po del se nuk është në dijeni me pasojat zinxhirore të rritjes së pagës minimale. Sipas legjislacionit në fuqi, rritja eventuale e pagës minimale nënkupton edhe rritje të pensioneve të veteranëve.

Neni 18 i Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë decidivisht se pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale. Pra sipas ligjit me rritjen eventuale të pagës minimale, siç ka paralajmëruar ministri Reçica, atëherë kjo nënkupton se do të ketë edhe rritje të pensioneve.

“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë”, thuhet në Ligjin për veteranët.

Ndryshe ky paralajmërim i pazakontë i ministrit Reçica bie ndesh edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe kritikat e tyre lidhur me numrin e madh të veteranëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz