back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBylykbashi: Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj në mbledhjen e...

Bylykbashi: Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj në mbledhjen e parë e shkeli ligjin

Të ngjajshme

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet...

Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka

Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së...

 

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje! dega në Drenas, Sokol Bylykbashi, ka bërë të ditur se kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj në mbledhjen e parë e ka shkelur ligjin.

Lexojeni të plotë postimin e Bylykbashit:

Sot, në mbledhjen konstituive të Kuvendit Komunal të Drenasit, ku në rënd dite ishte themellimi i dy organeve kryesore, kryesuesi i KK gjatë zhvillimit të procedurave ka shkelur ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ të MPAL për procedurën e themelimit, përbërjes dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në komunë.

Ndonëse ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimi Administrativ obligojnë që Komiteti për Politikë dhe Financa (kryesia) të reflektojë grupet kuvendare, duke u bazuar në fuqinë politike, respektivisht numrin e ulëse në Kuvend, kryesuesi vendosi që mos të respektojë këto parime.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal ka lejuar që për Komitetin për Politikë dhe Financa të këtë propozime nga kushdo, pavarësisht fuqisë politike. Përveç kësaj, ka lejuar që të votohet për përbërjen e këtij organi, duke lejuar që praktikisht të ndodh një paradoks që një subjekt politik me numer më të vogël të këshilltarëve të bëhet pjesë e “kryesisë”, duke lënë jashtë grupet më të mëdha kuvendare.

Kryesuesi i Kuvendit është dashur që t’i marrë propozimet nga grupet kuvendare, duke u bazuar në fuqinë dhe numrin e votave të subjekteve politike për Kuvendin Komunal. Dhe në momentin kur plotësohet numri i kërkuar ( shtatë ) të ndërpritet dhënia e propozimeve tjera. Votimi në këso rastesh bëhet në bllok, duke i votuar të gjitha propozimet përnjëherë, sepse në të kundërtën mund të jetë jashtë një përfaqësues i një grupi politik që ligji ia garanton vendin në KPF.

Duke e parë që po shkelen procedurat, bashkë me to edhe aktete ligjore, ne këshilltarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kemi leshuar mbledhjen në shënjë proteste. Sikurse ne kanë vepruar edhe këshilltarët e Vizionit për Drenasin dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ne do ta ndjekim rrugën ligjore për ta pamundësuar ekzistimin e një kryesie, përbërja e së cilës nuk bazohet në aktet ligjore, por në pazarët politike që PDK-ja i ka bërë me disa satelit të tyre, që fatkeqësisht e quajnë veten opozitë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz