BallinaLajmeLajm i rëndë: 39-vjeçarja nga Rahoveci var veten, lë pas 3 fëmijë

Lajm i rëndë: 39-vjeçarja nga Rahoveci var veten, lë pas 3 fëmijë

Të ngjajshme

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Mëngjesin e së hënës 39-vjeçarja nga fshati Potoqan i komunës së Rahovecit ia ka marrë vetes jetën. Ajo është vetëvarur me një litar rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm. Ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë.

Ia mori jetën vetes duke u varur në një litar. Mëngjesin e sotëm një 39-vjeçare nga fshati Potoqan i komunës së Rahovecit, u gjend e vdekur nga ana e familjarëve të saj rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.

Lajmin për Express e ka konfirmuar togeri në komunën e Rahovecit, Osman Ismajli.
“Mund të ju konfirmoj se sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar një informatë se një grua ka varur veten në fshatin Potoqan të komunës së Rahovecit”, ka thënë Ismajli për Express.

Ndërkohë, gazeta mëson se viktima ka qenë e martuar dhe ka lënë pas 3 fëmijë. E njëjta ishte trajtuar kohë më parë për shkak të gjendjes së saj jo të qëndrueshme.

Ky rast është rasti i dytë i vetëvrasjes në Kosovë. Para dy ditëve edhe një 47-vjeçare nga komuna e Gjilanit ia mori jetën vetes duke pirë acid në vendin e saj të punës, ku për disa vite punonte si rrobaqepëse. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz