Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj do të realizoj sot një vizitë për në Bruksel.
Kryeministri Haradinaj pritet të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian ku ndër diskutimet të cilat pritet të zhvillohet është edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të zhvillojë sot një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.
Sipas Tanjug, Mogherini pritet që të zhvillojë takimin me gjashtë kryeministrat në një ngjarje të përbashkët.
Duhet përkujtuar që pjesëmarrës në këtë takim do të jetë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj
Ditë më parë, këshilltar politik dhe për media Halil Matoshi ka thënë për Indeksonline se nga ky takim do të ketë lajme të mira për kosovarët.
“Çdo vizitë në selinë e BE-së e kryeministrit të Kosovës është në funksion të përmbushjes së agjendave shtetërore. Sigurisht që do të diskutohet me zyrtarët e BE-së edhe për liberalizimin e vizave. Besojmë që do të kemi lajme të mira. Çdo ditë e kaluar është një hap para drejt liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ai.
Duhet shtuar se kryeministri Haradinaj ka vazhduar të deklarohet i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin shumë shpejtë lirshëm në zonën ‘Schengen’.
Ndryshe në takimin joformal të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini, janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.