Nismës për Kosovën nga sot i janë bashkuar edhe pasardhësit e familjes së Tahir Mehës.
Këtë familje sot e ka vizituar Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.
Ilir Meha nga kjo familje ka thënë se besojnë në lidërshipin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, të cilët ai thotë se kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtetdërtimin e vendit.
Nga sot e tutje, ai ka thënë se do të jenë anëtar të denjë që votën dhe përkushtimin për Kosovën ta japin në strukturat dhe programin e Nisma për Kosovën.
“Sot si trashëgimtar krenar të Nebih Emin Latit dhe të Tahir e Beqir Mehës, e falenderojmë për viziten Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Për Kosovën z. Jakup Krasniqin, në përvjetor të ditëlindjes se Nebih Mehes i cili ka lindur me 15.12.1910 dhe ka rënë me 13 Maj 1981 në luftën me birin e tij Tahir Meha.
Jo rastësishtë në këtë datë të ditëlindjes se Nebih Mehes ne familja dhe laxhia jonë Meha duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike dhe përkushtimin e secilit, vlersojmë se lufta për liri dhe gjaku i derdhur na ka sjell lirinë.
Sot si kurrë me parë kemi nevoj për perfaqësues të urtë të dijshëm dhe qe punojnë për me shumë barazi e solidaritet e në veçanti respekt për njeri tjetrin dhe e forcojnë shtetin e mirëqenien e qytetarëve pa dallime.
Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontributë në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Ne prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe voten tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën. Me fjalën e mbajtur e zhvillojmë Kosovën”, ka thënë Ilir Meha.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi ka falenderuar familjen Meha nga Prekazi për besimin dhe rreshtimin në Nismën për Kosovën, thuhet në njoftimin e Nismas përmes rrjeteve sociale.


