BallinaLajmeMolliqaj në heshtje

Molliqaj në heshtje

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Ish-sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj mungoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Në këtë mbledhje, krahas Molliqajt, nuk shkoi as kryetari i partisë Visar Ymeri. Por, Ymeri arsyetoi mungesën në mbledhje, përmes një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook.

Por, Molliqaj ende nuk ka folur për mungesën e tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-sekretari Organizativ është kthyer në protagonist brenda partisë, pasi tre ditë më parë deklaroi se nuk e mbështet kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në intervistë për Klan Kosovën, Molliqaj pranoi se brenda subjektit ka ndarje në grupe. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz