BallinaLajmeAida Dërguti në Nisma për Kosovën?! Përgjigjet Bilall Sherifi!

Aida Dërguti në Nisma për Kosovën?! Përgjigjet Bilall Sherifi!

Të ngjajshme

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për zhvillimet në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se praktika ka treguar se kur ka përplasje të tilla, do të jenë vështirë të riparueshme, raporton Gazeta Blic.

Sherifi duke folur për mundësinë e kalimit të Aida Dërgutit në Nisma për Kosovën, ai ka thënë se do të dëshironte të ndodhte një gjë e tillë, mirëpo sipas tij, deputetja e VV-së nuk është një kërkim të një partie.

“Ajo ka theksuar se po dëshiron ta reformoj partinë e saj VV-në, pra nuk është në kërkim të ndonjë partie të re. Nisma nuk e ka parim që t’i oforohet, derisa ajo tashmë e ka bërë të qartë vendimin e saj”, ka theksuar ai.

Sherifi ndër të tjera ka treguar për një ofertë që ia kishte bërë Molliqaj në vitin 2012, grupit të Limajt dhe Jakup Krasniqit, para se ta formonin Nismën për Kosovën.

“Dardan Molliqaj ma kishte dërguar një njeri për t’u takuar, duke u munduar që të na bindin që të mos formonim parti dhe të bashkoheshim me ta. Mirëpo, ne as që kemi dashur të diskutonim, sepse ne vec kishim ndarë mendjen”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz