back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeTë gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme

Të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme

Të ngjajshme

Historike: Legjenda Leo Messi e fiton titullin kampion me Inter Miamin në MLS

Inter Miami ka shkruar histori sonte, duke fituar trofeun...

​Çfarë po ndodh me Apple?

Kompania e njohur për dekada për stabilitetin e saj...

Një flamur serb në tribuna, Arbnor Muja shënon gol dhe feston me shqiponjë

Sulmuesi mitrovicas Arbnor Muja ka gjetur sërish rrjetën në...

Ndotja e ajrit po rrit rrezikun për përkeqësim të sëmundjeve të mushkërive

Mjegulla dhe ndotja e ajrit po ndikon në shëndetin...

Kryetarit të Dragashit i hapin ‘TikTok’ të rremë, kërkohet hetimi policor

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se i...

Ministria e Infrastrukturës njofton se pas reshjeve të fundit të shiut dhe borës në vend, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme.

Sipas tyre krejt kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve, përcjellë Klan Kosova.

“Sa i përket rrugës Pejë-Kuqishtë, përkatësisht kilometrit të 13-të të saj, e cila si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ishte bllokuar mbrëmë, njoftojmë se tashmë kjo rrugë është zhbllokuar falë punës së kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtje. Rruga është e lirë për qarkullim, por që ende ka rrezik nga rrëshqitjet e mundshme të dheut. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë atë zonë, që të kenë kujdes kur parkojnë rreth zonës së punimeve dhe përgjatë tërë aksit rrugor që dërgon nga Peja në Rugovë, ngase po krijohen vështirësi në punime dhe qarkullim të makinerive punuese që janë duke kryer punimet në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja”, thuhet në njoftim.

Kurse siç njoftojnë në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës gjendja është stabile, të gjitha janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi. Shtresat qarkulluese janë të pastruara nga bora, ndërsa brezi rrugor është më borë.

“Në disa akse rrugore mund të ketë ngrica, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’u përshtaten kushteve dhe rregullave në trafik, në mënyrë që të rritet siguria e qytetarëve e cila është prioriteti kryesor i yni”.

Ministria bën me dije gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në krye të detyrës, për çdo lëshim që mund të hasin qytetarët gjatë vozitjes se tyre, janë në dispozicion për të reaguar dhe evituar pengesat eventuale.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz