OJQ “Team Albanian” në bashkëpunim me Shoqaten Humanitare “Globi” bënë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe miellit për 100 (njëqind) familje të përzgjedhura me gjendje të rëndë socio-ekonomike të Komunës së Drenasit.
Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ilir Shala mori pjesë në shpërndarjen e pakove ushqimore dhe miellit për familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike të Komunës së Drenasit dhe falenderoi shoqatën norvegjeze “Team Albanian” dhe Shoqaten Humanitare“Globi” për ndihmën dhe kontributin që po bëjnë për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Vlenë të përmendet se OJQ “Team Albanian” është themeluar nga viti 2000, ku janë ndihmuar dhe vazhdojnë t’i ndihmojnë rreth 300 familje skamnore me gjëra ushqimore, veshmbathje, kanë financuar rreth 22 studentë deri në përfundim të studimeve. Kanë hapur ordinancë stomatologjike çdo javë ku përkujdesen për shëndetin oral-stomatologjik për persona me gjendje të rëndë ekonomike/sociale.
Gjithashtu kanë ndërtuar 6 shtëpi dhe renovuar 6 në territorin Komunën e Drenasit.



