BallinaLajmeProkuroria flet për hetimet lidhur me të shtënat e zyrtarëve në festën...

Prokuroria flet për hetimet lidhur me të shtënat e zyrtarëve në festën për Limajn

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Policia tashmë ka nisur intervistimet e personave të parë rreth kronikës së KTV-së të javës së kaluar, raporton KTV.

Aty shihen duke gjuajtur me armë zëvendëskryeministri Dardan Gashi, Endrit Shala, këshilltar i Fatmir Limajt dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Policia nuk ka dashur të flasë për emrat e të intervistuarve, por ka thënë se janë duke provuar që gjithashtu të sigurojnë prova për ngjarjen.

Kryeprokurori për rajonin e Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë se tani i mbetet Policisë që me autorizim të tyre të vazhdojë e të mbledhë prova dhe të kryejë hetimet tani. Armëmbajtja e paautorizuar, sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e dënueshme me gjobë, e burgim deri në 5 vjet, kurse përdorimi i armëve, sipas nenit 375, përveç konfiskimit të armës, dënohet me burgim ndërmjet 1 e 8 vjet.

KohaVisioni ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse Ramush Haradinaj ka kërkuar raport nga zëvendësit e tij për ngjarjen, por Zyra e tij nuk është përgjigjur në këto pyetje.

Krejt çka ka thënë në një përgjigje të shkurtër është se ‘kjo çështje tani i takon organeve të drejtësisë’.

Nuk janë vetëm këta zyrtarë qeveritarë që janë kapur duke gjuajtur me armë e festuar në këtë formë.

Njëjtë kishte ndodhur vitin e kaluar, ku në prani të Kadri Veselit gjuhej me armë në një odë në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz