BallinaLajmeMësohet se çfarë u bisedua mes Ramush Haradinajt dhe deputetëve të LDK-së

Mësohet se çfarë u bisedua mes Ramush Haradinajt dhe deputetëve të LDK-së

Të ngjajshme

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

Para se të fillonte seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, si rrallë herë kohëve të fundit janë parë në bisedë miqësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe disa deputetë të LDK-së.

Kryeministri i Kosovës për disa minuta kishte një sqarim me deputetët e opozitës që në shikim të parë dukej goxha miqësorë.

Indeksonline e ka mësuar edhe temën e bisedës e cila ka qenë mospajtuese mes palëve, por me tona të buta.

Ismet Beqiri i LDK-së e ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për vendimin që stadiumi të ndërtohet në Drenas.

“Çdokund stadiumi ndërtohet në kryeqytet. Stadiumi i Kosovës s’e ka pas vendin as në Llap, as Gollak, as Anomoravë, as Dukagjin, por as Drenas, përveç Prishtinës. Ky vendim është politik i dirigjuar nga Kadri Veseli” mësohet t’i ketë thënë Beqiri, Haradinajt.

Në bisedën përballë Haradinajt, deputetët e LDK-së ia kanë çelur edhe temën e demarkacionit. Ata e kanë kritikuar raportin e prezantuar dje duke thënë se nuk kishte fakte të reja. Në anën tjetër, kryeministri ka mbrojtur dy vendimet e qeverisë së tij duke qenë i bindur se janë vendime të duhura për vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz