BallinaSportNë Kosovë ende flitet për lokacionin, shikoni ku kanë shkuar punët në...

Në Kosovë ende flitet për lokacionin, shikoni ku kanë shkuar punët në ‘Arena Kombëtare’

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

“Arena Kombëtare” po merr formë, madje tashmë kanë nisur të ngrihen edhe tribunat e stadiumit. Bëhet fjalë për tribunën përballë kryesores, por edhe për atë mbrapa portave në pjesën jugore të stadiumit modern në kryeqytet.


Imazhet tregojnë qartë kolonat e betonit, por edhe skelat e vendosura për ndërtimin e këtyre sektorëve, ndërsa bie në sy edhe prania e shkallëve në këto pjesë të tribunave.

Punimet intensive po vazhdojnë edhe me pjesën e poshtme të stadiumit. Nëntoka, me themelet e impiantit, që do të shërbejë edhe si vend-parkim duket drejt përfundimit.

Punimet kanë nisur edhe në tribunën mbrapa portave në pjesën veriore, edhe pse struktura aty është dukshëm më e ulët se në dy tribunat e tjera, ndërsa kulla e stadiumit është tashmë në katin e 13-të.

E vetmja tribunë ku ende nuk është nisur nga puna është ajo kryesore, me këtë pjesë që do të nisë të ndërtohet në një periudhë të mëvonshme, pasi aktualisht ajo shërben si porta hyrëse për mjetet dhe materialet.

Punimet po ecin me ritmin e duhur dhe impianti më modern në Shqipëri, me kapacitet 22 mijë vende dhe kosto të përllogaritur në 50 milionë euro, pritet të përfundojë sipas parashikimeve në Tetor të vitit 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz