BallinaLajmeIsufi: AAK voton kundër marrëveshjes së demarkacionit

Isufi: AAK voton kundër marrëveshjes së demarkacionit

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ahmet Isufi thotë se do të votojnë kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Thotë se marrëveshja e vitit 2015 sipas ekspertëve e ka dëmtuar Kosovën.

Ai theksoi se deputetët e AAK’së do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje.

“Ka qenë një draft i marrëveshjes që është nënshkruar më herët. Ka ardhur deri në Kuvend në mandatin e kaluar, është kthyer në Qeveri. Me ardhjen e Qeverisë Haradinaj është shkarkuar ai komision, është formuar i riu. Dhe, sipas të gjitha analizave të ekspertëve, marrëveshja aktuale ka dëmtuar territorin e Kosovës. Besoj që deputetët do të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tyre, pa u keqpërdorur nga partitë politike”, tha ai.

“Qeveria ka votuar për të dërguar marrëveshjen ekzistuese në Parlament. Meqë është marrëveshje e nënshkruar, ajo duhet të marrë një drejtim, dhe pikërisht për këtë, Qeveria ka marr vendim që ta dërgojë në Parlament, dhe është ky i fundit që e merr vendimin përfundimtar për të”, deklaroi Isufi.

“Grupi Parlamentar i AAK’së është se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje sepse është në dëm të Kosovës”, theksoi Isufi.

“Nisma, AAK dhe VV votojnë kundër. Nga dy partitë tjera, disa janë për e disa kundër”, tha Isufi, duke aluduar në LDK’në e PDK’në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz