BallinaRegjionaleDrenasVeseli uron për stadiumin Kombëtar në Drenas

Veseli uron për stadiumin Kombëtar në Drenas

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i lumtur për vendimin e Qeverisë që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Drenas.

Si një prej ideatorëve të këtij lokacioni, por edhe ndërtimit të stadiumit, me mbështetje nga Hungaria, kryetari i Kuvendit në një postim në Facebook ka thënë se ndërtimi i stadiumit është lajm i mirë për sportistët.

Ai ka përdorur një metaforë për lokacionin, duke thënë se stadiumi njërën portë do ta ketë në Prishtinë e tjetrën në Drenas.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Caktimi i lokacionit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është lajm i mirë, veçanërisht për sportistët tanë. Pres që ndërtimi i tij të nisë sa më parë dhe personalisht do ta trajtoj me prioritet të lartë jetësimin e këtij projekti. Stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas. E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore”, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz