back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeTahiri: Luftimi i korrupsionit, prioritet në mandatin tim

Tahiri: Luftimi i korrupsionit, prioritet në mandatin tim

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha sot se luftimi i korrupsionit do të jetë prioritet gjatë punës së tij në krye të kësaj ministrie.

- Advertisement -

Duke shfrytëzuar “Javën Kundër Korrupsionit” e cila filloi sot me disa aktivitete nëpër Kosovë, Tahiri tha se shënimi i javës së korrupsionit ka gjetur Kosovën më të mobilizuar siç thotë ai për ‘t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj dukurie negative që po mbanë peng të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës’.

“Në kuadër të këtyre përpjekjeve, si ministër i Drejtësisë, kam marrë masa që kontribuojnë ekskluzivisht në këtë drejtim. Procedimi për miratim i Projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe Prokurorit të Shtetit, miratimi në Qeveri i Koncept Dokumentit për Suspendimin e Zyrtarëve në rast akuze për korrupsion, ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal, si dhe rishikimi i mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe procesit të deklarimit të pasurisë janë vetëm disa masa direkte të kësaj natyre”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri zotohet se do të luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin, rezultatet e së cilës do të ndikojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Kosova radhitet lart në listat e organizatave ndërkombëtare për praninë e korrupsionit në institucione publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz