BallinaLajmeProblemet me Serbinë dhe Bosnjën e pengojnë integrimin e Kosovës

Problemet me Serbinë dhe Bosnjën e pengojnë integrimin e Kosovës

Të ngjajshme

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, mori pjesë sot në Tryezën “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”, që u mbajt në Prishtinë, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Në hapje të kësaj tryeze, ministri Beqaj ka folur për vështirësitë e ndërmarrjeve kosovare për të plasuar produktet e tyre në tregun rajonal për shkak të pengesave politike nga shtetet si Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Integrimi ekonomik rajonal bëhet mes shteteve që i kanë të qarta raportet politike dhe kanë interesa ekonomike të ndërsjella. Problemet politike me Serbinë dhe Bosnjën e pengojnë integrimin e Kosovës në Zonën Ekonomike Rajonale”, tha ministri Beqaj.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik i Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe në veçanti me BE-në.

“Kosova në aspektin ekonomik duhet të bashkëpunojë fuqishëm me të gjithë aleatët ndërkombëtarë, posaçërisht me BE-në, për të ngritur kapacitetet konkurruese të ekonomisë sonë”, shtoi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj po ashtu ka theksuar edhe nevojën e ndërmarrjeve kosovare për treg dhe për të lëvizur në tregun e jashtëm, por ka shprehur shqetësimin e mungesës së lëvizjes së lirë, gjë e cila është vështirë të bëhet për shkak të pengesave politike nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz