back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeBiblioteka 70 mijë euro e deputetit të Kosovës

Biblioteka 70 mijë euro e deputetit të Kosovës

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, e ka vlerësuar 70 mijë euro bibliotekën e tij.

- Advertisement -

Sami Kurteshi, deputeti i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj parie për kryetar të Gjilanit në deklarimin e pasurisë ka treguar edhe vlerën e bibliotekës së tij.

Kurteshi bibliotekën e ka vlerësuar 70 mijë euro, duke konsideruar se në të ka libra të trashëguar, por edhe që i ka blerë vetë.

Përveç bibliotekës, ai ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët e të trashëguar që nga viti 1910 me vlerë prej plot 1 milion eurove.

Ish avokati i popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka deklaruar edhe dy troje me vlerë prej 300 mijë eurove si dhe një truall të përbashkët me vlerë prej 250 mijë eurove.

Para të gatshme nëpër institucionet bankare, Kurteshi ka deklaruar se i ka 103 mijë e 100 euro.

Kurteshi posedon edhe një veturë që e ka blerë vitin e kaluar me vlerë prej 13 mijë eurove.

Sami Kurteshi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës për herë të parë në këtë legjislaturë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz