back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeDaçiq: SHBA-ja nuk ka propozuar të përfshihet në dialog

Daçiq: SHBA-ja nuk ka propozuar të përfshihet në dialog

Të ngjajshme

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...

Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufriti ka bërë përditësimin...
- Advertisement -

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, siç njoftojnë medie të Beogradit, ka përgënjeshtruar pohimet e liderëve kosovarë se pjesëmarrja potenciale e SHBA-së në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës është propozim i administratës amerikane, transmeton Koha.net.

- Advertisement -

“Atë që po e flasin Thaçi e Haradinaj e ka demantuar administrata amerikane. Madje edhe në bisedime me Federica Mogherinin ata i thanë asaj se nuk qëndrojnë pas deklaratave të tyre”, ka thënë Daçiq, transmeton Koah.net.

Ai ka shtuar se zyrtarët amerikanë kanë thënë se”nuk ikin nga kjo, porse kjo duhet të jetë çështje konsensusi dhe e propozimit të përbashkët”.

“Asambleja e Përgjithshme e ka transferuar dialogun Beograd- Prishtinë në nivelin europian dhe çdo ndryshim i ri formati do të kuptonte format të ri bisedimesh, e është e sigurt se edhe Serbia do të kishte kë ta propozonte anëtarë të rinj e që nuk janë pjesëtarë të Bashkimit Europian”, ka thënë ai për “Zërin e Amekës”.

I pyetur se kë do ta ftonte Serbia në dialog, ai është përgjigjur: Dikë që do të ishte në anën tonë.

Ai ka shtuar se gjatë bisedave me zyrtarë amerikanë ka insistuar që të gjendet “minimumi i interesave të përbashkëta” e të mos krijohet imazhi se SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore kanë interesa të tjera nga ajo që ka Serbia.

“Po ashtu edhe roli i vendeve të tjera perëndimore ka qenë që të mos bëhet presion ndaj Serbisë ta njohë Kosovën, por që të arrihet te zgjidhja e pranueshme për të dy palët që do të respektonte interesat e serbëve e të shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz