back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePres që Qeveria Haradinaj t’i ketë 101 zëvendësministra

Pres që Qeveria Haradinaj t’i ketë 101 zëvendësministra

Të ngjajshme

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij i ka dhënë 100 ditë kohë Qeverisë Haradinaj, që më pas të ketë reagim të fuqishëm opozitar. Ai ka theksuar se pritja më e madhe nga ky ekzekutiv është që numri i zëvendësministrave të shkojë në 101.

- Advertisement -

“Kemi një qeveri që është marrë me kompensime financiare dhe blerje të qetësisë politike. Nuk mund të ketë stabilitet, paqe sociale dhe qetësi, duke ndërhyrë sikurse në rastin e Kumanovës, çështje e cila duhet të lihet në dorën e drejtësisë”, ka thënë Haziri gjatë një interviste për Telegrafin.

Sipas tij, kemi të bëjmë më një ekzekutiv ‘gllomaz’, e cila është konsumuese e madhe e buxhetit. “Nëse flasim për zgjedhje të reja, unë mendoj se pasi të kryhen procedurat dhe betimi i kryetarëve të ri të komunave – do të zgjatë deri në fund të vitit. Janari e shkurti, ndonëse janë muaj të ftohtë, besoj së në aspektin politik nuk do të jenë të tillë”, ka shtuar Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz