Palasa, emri i lashtësisë së të cilës është Palaesta, është një zonë me histori shumë të vjetër daton me lashtësine pellazge.
Historia dëshmon që Jul Cezarit ka zbarkuar këtu me 7 legjionet romake të udhëhequr nga ai, me anijet e tyre acturies (anije të pa armatosura të transportit detar).
Kundërshtari i tij Pompeu kishte një përparësi detare absolute me një flotë prej 110 anijesh lufte dhe kontrollonte të gjitha portet që nga Dyrrahu në Korkyrë.
Më pas Cezari vijoi fushatën e tij duke kaluar në Orik (Orikumi i sotëm) e duke vijuar më tej në drejtim të Apollonisë.
Kjo aventurë e tij në viset Shqiptare provohet nga tre burime antike: “Bellum Civile” e Cezarit (ditar i asaj lufte), “Bella civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit.