BallinaRegjionaleDrenasJa kur do të betohet Ramiz Lladrovci

Ja kur do të betohet Ramiz Lladrovci

Të ngjajshme

Oriola publikon video me fustan të zi, fizikun e saj duhet ta keni zili (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi...

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

Para disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvendet komunale, që u mbajtën më 22 tetor.

Mirëpo, asamblistët e certifikuar nga KQZ nuk do të mund të nisin zyrtarisht punën derisa të certifikohen edhe rezultatet e balotazhit që u mbaj të dielën në 19 komunat e vendit.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, thonë se fillimi i punës së Kuvendeve komunale do të nis rreth pas tri javëve.

MAPL në një përgjigje për mediat ka thënë se bazuar në nenin 57 të  Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me rastin e zgjedhjes, Kryetari i Komunës jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, e nga momenti i dhënies së betimit Kryetari i sapozgjedhur ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat sipas ligjit.

Ani pse kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci kishte fituar pa balotazh, pra në raundin e parë, ai duhet të pres gjithë procesin zgjedhor për tu betuar para asamblistëve në Kuvendin e Drenasit.

Mbledhjet inauguruese të kuvendeve të komunave mbahen brenda 15 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Andaj, duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për dhënin  e betimit të Kryetarit dhe anëtarëve të kuvendeve të komunave, pastaj fillon ushtrimi i funksioneve dhe kompetencave të përcaktuar sipas ligjit”,  thuhet në përgjigjen e ministrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz