Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë, ku një grua ka pranuar mesazhe me përmbajtje seksuale nga një i dyshuar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 30 prill, ndërsa është raportuar më 3 maj 2026.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se i ka dërguar viktimës disa SMS me përmbajtje të seksuale.
Policia ka bërë arrestimin e tij, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.