Policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimin se kanë shpërndarë ndihma në këmbim të votave për zgjedhjet e të dielës.
I kontaktuar përmes telefonit, prokurori i rastit, Ali Uka, tha për Kallxo.com se janë ndaluar dy persona për 48 orë për të vërtetuar dyshimet për shpërndarjen e ndihmave në këmbim të votave.
“Personat me inicialet Xh.R. dhe T.P. dyshohen se kanë organizuar në njërën nga qendrat tregtare të Gjakovë shpërndarjen e gjësendeve ushqimore në këmbim të votave. Pas arrestimit janë gjetur disa lista të emrave dhe disa prova të tjera që dyshohet që shpërndarja e këtyre gjësendeve në kohë fushate është duke u bërë në këmbim të votës”, tha prokurori Uka.


