BallinaLajmeAhmeti pranon ftesën edhe për një debat me Abrashin, ja kur mund...

Ahmeti pranon ftesën edhe për një debat me Abrashin, ja kur mund të mbahet

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë ka bërë të ditur se kandidati për kryetar të të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar ftesën e KTV’së që nesër të përballet në ‘Interaktiv’ me kundërkandidatin e tij nga LDK, Arban Abrashi – shkruan Periskopi.

“Duke pas parasysh interesimin e qytetarëve të Prishtinës për te vlerësuar ofertat zgjedhore për Prishtinën, përkundër një agjende të ngjeshur, shtabi i kryetarit Shpend Ahmeti ka marr vendim që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së KTV-së për të organizuar debatin e radhës, në emisionin Interaktiv”, thuhet në një njoftim për media.

Qëndra e VV’së në Prishtinë shpreson se këtë mundësi do ta shfrytëzojë edhe kundërkandidati Arban Abrashi.

“Pas debatit në Klan Kosova, të realizuar të hënën e kësaj jave, kryetari Shpend Ahmeti ka shprehur gatishmërinë për një debat të dytë me pretenduesin Arban Abrashi. Informojmë qytetarët se kryetari Shpend Ahmeti është i gatshëm që nesër të paraqitet në këtë emision, me shpresë se kjo mundësi do të shfrytëzohet nga kundërkandidati Arban Abrashi. Prej datës 22 tetor kemi konfirmuar 4 debate, ku kundërkandidati nuk ka ardhur. Jemi në dispozicion të organizatorëve të debatit për t’u dakorduar lidhur me detajet e këtij debati”, thuhet tutje në njoftim./Periskopi

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz