BallinaSportRonaldo shpallet lojtari më i mirë për vitin 2017 nga Goal

Ronaldo shpallet lojtari më i mirë për vitin 2017 nga Goal

Të ngjajshme

Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve...

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e ka fituar çmimin “Goal 50” si lojtari më i mirë për vitin 2017, i ndarë nga ueb-sajti ndërkombëtar i lajmeve nga futbollit, Goal.com.

Sulmuesi 32-vjeçar e mbrojti titullin pasi e ndihmoi Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve për të dytën herë më radhë, si dhe La Ligën, transmeton Express.

Ronaldo e mposhti portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, Luka Modricin dhe Lionel Messin për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë në 12 muajt e kaluar, sipas vlerësimit të gazetarëve të Goal.com.

Ronaldo i shënoi 25 gola në 29 paraqitje në triumfin e Realit në La Liga, por ishte Liga e Kampionëve ajo në të cilën portugezi shpëlqeu përsëri.

Messi, i cili ka pasur statistikat më të mira individuale gjatë 12 muajve të fundit, është vlerësuar vetëm si i katërti në botë nga Goal.com, për shkak të mungesës së titujve, përveç të Copa Dey Rey.

Lojtarë të mëdhenj që nuk kanë zënë vend në top 50 janë Gareth Bale, Andres Iniesta, Arjen Robben, Devin de Bruyne dhe Sergio Aguero. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz