back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleArrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës në Skenderaj

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës në Skenderaj

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale ‘vjedhje e rëndë’, raste këto që ishin raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, ku cak i këtyre vjedhjeve ishte një veturë, pjesë të veturave dhe një vjedhje në një objekt të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Siç njofton Policia, hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprave penale, ku rrjedha hetimore e hetuesve policorë në kuadër të stacionit në Skenderaj, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit A. D., 20 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i komunës se Drenasit , shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu hetuesit policorë kanë gjetur veturën e vjedhur ku pas verifikimit të provave dhe procedurave vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz