Musa Dervishaj, kandidat i AKR-së për kryetar të Skënderajt, e ka uruar Bekim Jasharin për zgjedhjen si kryetar të Skënderajt, raporton Drenicapress.
Dervishaj ka uruar edhe Lladrovcin për rizgjedhje në krye të Drenasit, dhe për të krahas urimit ka edhe porosi për të dy.
Urimi i Dervishajt:
Urime Bekim Jashari!
Urime Ramiz Lladrovci!
Dy anetar të dy familjeve të respektuara.
Dy kryetar komunash!
Dy njerëz të pa parashikueshem!
Dy njerëz të pasur (të ngopur besoj)
Dy njerëz që më shumë në emer të respektit për familjet (familjaret) e tyre u bënë kryetar!
Ramizin dhe suksesin e tij “deri dikun” e pam
Bekimin duam ta shohim edhe më mirë!
“Inspektoni pullaze por mos shembni themele”
Ju prifte e mbara!



