

Shkresën ku deklarohet se Qeveria e Republikës së Surinamit ka tërhequr njohjen e Kosovës e ka dërguar Misioni i Përhershëm i Surinamit në Kombet e Bashkuara.
Siç theksohet në komunikatë, dokumenti i është drejtuar Misionit të Serbisë në OKB, Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme dhe asaj të Kosovës.
Në një dokument të paraqitur në bazë të numrit të DN 171/17 thuhet se vlen të përmendet se Serbia i ka dërguar Surinamit një shkresë më 29 korrik 2016 dhe se “pason vendimi i Qeverisë së Republikës së Surinamit për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”. Vendimi u mor më 27 tetor.
“Misioni i përhershëm i Surinames në OKB i dorëzon dokumentin misionit të përhershëm të Serbisë në OKB notën referenciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, gjithashtu për vendimin e datës 29 korrik, 2016 dhe si një përgjigje zyrtare e Republikës së Surinames se ka nderin për të lajmëruar vendimin për të revokuar njohjen e Kosovës dhe Metohisë si shtet i pavarur”, thotë dokumenti.
Më tej thuhet se në lidhje me këtë vendim janë njoftuar edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës.
“Shkresa diplomatike i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, më 30 tetor, të cilën e informon për vendimin në fjalë”, thotë dokumenti, shkruan Zëri.




