back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeVeseli falënderon eurodeputeten Lunaçek për ndihmën dhënë Kosovës

Veseli falënderon eurodeputeten Lunaçek për ndihmën dhënë Kosovës

Të ngjajshme

MASHT: Hapet afati për aplikim për Provimin e Maturës Shtetërore përmes e-Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka...

“Dënimet e lehta që i po trimërojnë recidivistët”

Brenda dy ditësh, në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje....

Çështja e shqiptarëve të Luginës diskutohet në Konferencën e Ambasadorëve

Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës po diskutohet...

IKSHPK-ja me rekomandime për të mbajtur shtëpinë freskët gjatë ditëve të nxehta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shpërndarë disa këshilla...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim anëtaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në vizitën e saj të fundit në Kosovë në këtë cilësi.

Kryeparlamentari Veseli dhe raportuesja Lunaçek diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian, tashmë të avancuara në nivelet më të larta të bashkëpunimit.

Kreu i Kuvendit falënderoi znj. Lunaçek për mbështetjen e madhe dhe të pakursyer që ajo i ka dhënë Kosovës, jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por në gjithë veprimtarinë e saj të përditshme politike në vitet e fundit.

Duke e konsideruar atë zërin më të fuqishëm të Kosovës në Evropë, Veseli vlerësoi se vendi ynë do t’i jetë përherë mirënjohës asaj për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e rrugës integruese dhe për zhvillimin e përgjithshëm.

Në këtë takim, Veseli e njohu politikanen e njohur austriake me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Ulrike Lunaçek, nga ana e saj, duke shprehur kënaqësinë e saj për arritjet e Kosovës në shumë fusha, theksoi përkushtimin për të mbështetur Kosovën nga cilido pozicion politik që gjendet, tashmë si një mike e dëshmuar e saj. ​

- Advertisement -

Të Fundit