back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePDK dhe AAK tregojnë se kënd do ta përkrahin në garën për...

PDK dhe AAK tregojnë se kënd do ta përkrahin në garën për Prishtinën

Të ngjajshme

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Kryeqyteti i Republikës pritet ta ketë një garë interesante në balotazh ndërmjet kryetarit aktual, Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit të LDK-së. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, del se Lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar mbi 34 mijë vota ndërsa partia e Isa Mustafës rreth 29 mijë vota.

Mirëpo, rezultat të dobët edhe kësaj radhe kanë treguar Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndonëse janë larg Ahmetit dhe Abrashit, këto dy subjekte mund ta përcaktojnë fituesin e kësaj gare.

Partia e Kadri Veselit ende nuk është përcaktuar për ndonjë koalicion paszgjedhor derisa me qëndrim të njëjtë është edhe AAK-ja.

Kandidati i PDK-së që garoi për kryetar, Lirak Çelaj thotë se ende nuk kanë vendosur se kënd do ta përkrahin në zgjedhjet për balotazh në Prishtinë. Megjithatë, ai thotë se nuk është i kënaqur me rezultatit e djeshëm.

“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezultatin tim. Megjithëse, besojë se kam pas një program të mirë dhe shpresojë se ky program apo pika të caktuara të gjejnë vend në zbatimin e tyre cilido që do të fitojë. Sa i përket pozicionimit si parti, ende nuk jemi mbledh dhe s’kemi diskutuar për rreth kësaj çështje . Por besojë se forumet e partisë do të mblidhen shpejtë dhe do të dalin me ndonjë qëndrim”, ka thënë ai për indeksonline.

Nga ana tjetër, Arbër Vllahiu thotë se përcaktimi për ta përkrahur Shpendin apo Arbanin do të bëhen në ditët në vijim.

“Për këtë çështje vendos partia pasi të jenë bërë analizat dhe vlerësimet e ditës së zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Ndryshe, PDK-ja në zgjedhje e 22 tetorit ka arritur t’i marrë në Prishtinë  4.627 vota ndërsa AAK-ja 2.586.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz