BallinaLajmeHaradinaj takohet me përfaqësuesit e Caritas-it kosovar

Haradinaj takohet me përfaqësuesit e Caritas-it kosovar

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës, të prirë nga Don Viktor Sopi dhe Pal Baftiaj.

Ata e kanë uruar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së vendit dhe e kanë njoftuar për aktivitetet bamirëse të Caritas-it në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, duke e lavdëruar punën e madhe që po bën kjo organizatë bamirëse që promovon dashurinë e krishterë për njeriun, që ndihmon të sëmurët dhe shoqëron të moshuarit dhe të vetmuarit, është zotuar se së shpejti Qeveria që ai drejton do të nënshkruaj një Memorandum me Caritas-in, që veprimtaria e tij të ketë shtrirje në tërë Kosovën.

Don Viktor Sopi ka thënë se Caritas Kosova është një organizatë kombëtare që mbështetet në komponenten sociale të vendit dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Caritas-in në nivele kombëtare, sidomos me atë amerikan, gjerman dhe francez.

Caritas Kosova është themeluar në vitin 1992 nga Imzot Nikë Prela (sivjet e shënon 25-vjetorin) si organizatë humanitare shumetnike dhe multifetare. Kjo organizatë ka të punësuar 800 njerëz dhe 400 vullnetarë, ndërsa për vitin 2018 parashihet që të ketë rreth 1200 punëtorë social dhe shëndetësor, kurse me miratimin e ligjit për vullnetarizmin, të cilin e ka iniciuar Kryeministri Haradinaj, llogaritet që numri i vullnetarëve të trefishohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz