BallinaShqiptareZgjedhjet lokale në Maqedoni, LSDM-ja fituese absolute ndërsa partitë shqiptare mjaftohen me...

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, LSDM-ja fituese absolute ndërsa partitë shqiptare mjaftohen me disa komuna

Të ngjajshme

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald...

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

LSDM-ja ka fituar thuajse 40 komuna sipas rezultateve të para të publikuara në sistemin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedoni.

Lëvizja Besa nuk ka mundur të fitoj asnjë komunë në këtë rreth të votimit, ndërsa është në lojë të rrethit të dytë në disa komuna të Pollogut dhe në Çair e Studeniçan, njofton Telegrafi Maqedoni.

PDSH-ja është në pritje të rrethit të dytë për të kuptuar a do ta mbajnë Komunën e Studeniçanit edhe për një mandat.

Aleanca për shqiptarët ka korrur rezultat të mirë në këto zgjedhje ku vërehet përmirësim të pozicioneve në Tetovë, Gostivar dhe Vrapçisht. Struga mbetet bastion i kësaj partie, respektivisht, Ziadin Sela e vazhdon edhe një mandat në këtë komunë.

OBRM-PDUKM-ja është humbësja e këtyre zgjedhjeve me disa komuna të fituara edhe pse mbante shumicën e tyre deri tani.

Kryqyteti i Maqedonisë është duke u dominuar nga kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov i cili deri në ora 03:00 pas mesnate, sipas KSHZ-së kishte diferencë prej 10 mijë votash ndaj Koce Trajanovskit të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komunat përbërëse të Bashkisë së Shkupit do të udhëhiqen nga kandidatë të LSDM-së, edhe pse nuk janë të gjitha rezultatet e publikuara dhe zyrtare.

Nga KSHZ njoftojnë se rezultatet do të duhet të konfirmohen deri të mërkurën(18 tetor) për të ditur sakt kush me kë do të përballet në rreth të dytë apo kush do të zgjidhet kryetar prej këtë javë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz