back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari thotë se kandidoi si i pavarur, nuk deshi të ishte...

Bekim Jashari thotë se kandidoi si i pavarur, nuk deshi të ishte i PDK’së

Të ngjajshme

Kandidati i pavarur për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari, në një intervsitë për KosovaPress tregon arsyet pse i ka hyrë kësaj gare.

Jashari tha se garës për të parin e Skenderajt nuk i hyri për inate të askujt, por për ta ndërtuar këtë vend ashtu siç e deshën babai i tij, Hamëz Jashari dhe axha i tij, komandanti Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e tjerë.

Jashari e quan vendimin me të vështirë për të dhe familjen e tij, jo për faktin se cilat sfida e presin, porse duke pasur parasysh prej cilës familje vjen dhe a do të mund ta çoj deri në fund mandatin me nder dhe faqe të bardhë.

Por, tani kur ka nisur fushatën Jashari thotë se po e sheh entuziazmin e qytetarëve të Skenderajt për kandidimin e tij, fakt ky që po i jep atij vullnet dhe të drejtë në vendimin e tij.
“Nuk ka qenë e lehtë aspak, përkundrazi ka qenë një nga vendimet me të vështira për mua dhe familjen time shpirtërisht dhe psiqikisht, jo nga ajo frika e përgjegjësive apo sfidave që na presin përpara, po nga ajo ndjenja duke e ditur kush je, i kujt je, anëtar i cilës familje je, a do të mund t’ia dalësh deri në fund të mandatit me nderë dhe faqe të bardhë. Kjo ka qene ajo vështirësia e vendimmarrjes, por nevoja është parë, jo që nuk është punuar në këtë vend, është punuar shumë, me të mirat dhe të metat e veta. Kështu që unë besoj që edhe ata që e kanë kërkuar kanë pas të drejtë por besoj që duke i parë qytetarët që kam dalë në teren deri tash këto ditë, dëshira dhe vullneti i tyre, entuziazmi i tyre me kandidaturën time me jep vullnet që kam pasur të drejt edhe vet që kam marr vendimin e duhur”, tha Jashari.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz