Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK së, përmes një komunikate dërguar portalit Drenica Press bëjnë të ditur se nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00.
Ata thanë se duam të “Informojmë: se me dt.09.10.2017. Në orën 11 në Prishtinë në sheshin” Skenderbeu” para qeverisë do të mbahet një protestë paqësore nga të gjithë veteranët e vërtetë të UÇK së, ku do kërkohen të drejtat e mohura nga qeveria:
1)Të miratohet buxheti në Kuvend per pagesa të veteraneve:
2)Të formohet komisioni invalidor për veteran invalid që kan statusin po nuk jan kyç ne pagesa:
3)Të përmbyllen listat definitive te veteranëve:
Ju ftojmë të merrni pjesë në mënyrë paqesore dhe të kerkoni drejtësi: Organizator të gjithë veteranët e vërtetë të pakënaqur nga padrejtësia që po u bëhet .LAVDI TË RËNËVE PËR ATDHE
RESPEKT SAKRIFICËS SUBLIME TË UÇK SË.”