Një kujdestar kafshësh në një park kombëtar në jug të Indisë është sulmuar dhe vrarë nga dy tigra të bardhë, njoftojnë zyrtarët.
Kujdestari, 40-vjeçar, u gjymtua për vdekje teksa tentoi t’i udhëzonte tigrat të futeshin në kafaz të shtunën mbrëma në parkun “Bannerghatta”, transmeton Express.
Një zyrtar i parkut ka thënë se tigrat u janë hedhur atij sepse njëra prej katër portave të kafazeve nuk ishte mbyllur mirë.
Tigrat e bardhë janë specie e rrezikuar që gjenden në jug dhe lindje të Azisë.
Kujdestari kishte më pak se një javë që ishte punësuar në park.
/Express/