back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Lajm i mirë për ekonominë dhe prodhuesit në Kosovë

Haradinaj: Lajm i mirë për ekonominë dhe prodhuesit në Kosovë

Të ngjajshme

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...

Zyrtarizohet lëvizja e Endrickut te Lyoni

Endrick edhe zyrtarisht u largua nga Real Madridi. Braziliani, do...

Harry Bajraktari: Votoni për forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në

Veprimtari shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, iu ka bërë...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka vlerësuar të rëndësishme miratimin e dy vendimeve nga Qeveria e Kosovës, njëri që e liron prodhuesin nga tatimi i akcizës për lëndën e parë që e përdor si burim energjie për prodhim dhe vendimi tjetër që e liron prodhuesin nga tatimi në doganë për lëndën e parë, gjysmë produkte që përdoren në proces të prodhimit, materiale përpunuese, makineritë prodhuese dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit.

- Advertisement -

Këtë veprim kryeministri e cilësoi të guximshëm dhe lajm të mirë për Kosovën, për ekonominë dhe prodhuesin.

“Ky lajm i mirë vjen falë punës së  jashtëzakonshme të ministrit të Financave, Bedri Hamza, të cilin e falënderoj për këtë punë, që iu është përgjigjur sipërmarrësve, prodhuesve, takime që i kemi mbajtur së bashku dhe bashkëpunimi me ta ka rezultuar tek këto të gjetura”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se vendimet e marrura sot janë lajm dhe porosi e fuqishme për sipërmarrësit dhe për prodhuesit, duke theksuar se edhe në takim me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim janë pajtuar që procedurat për financimin e autostradës së Dukagjinit, konkretisht pjesa e mbetur Kijevë-Zahaq, të përshpejtohet.

“Në fund të muajit nëntor do të kemi marrëveshje financiare të nënshkruar dhe me fillim të pranverës do të filloj ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, e cila do të përmbyllet vitin që vjen. Kemi hapësirë të veprojmë në auto-rrugën për Gjakovë nga Klina, dhe vitin që vjen do të fillojmë me projekt”, tha kryeministri, duke potencuar se krejt këto janë kalkulime të qëndrueshme dhe me efekte ekonomike.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se ky nuk do të jetë fundi i këtyre masave, por do të vazhdojmë në konsultim me komunitetin e biznesit, me asociacionet që e përfaqësojnë biznesin, shoqërinë civile, por edhe me idetë që vijnë nga opozita, të krijojmë  një ambient të përshtatshëm për prodhuesit tanë, një ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, krejt kjo që ne t’i adresojmë sfidat kryesore të vendit tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz