Një 17 vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe.
Shtetasja M.Gj, vjeç 17 ka pirë një sasi fotoksinë duke tentuar që të bëjë vetëvrasje. Familjarët e saj kanë arritur që ta shohin me shpejtësi 17 vjeçaren e cila ka shfaqur problem shëndetësore.
Menjëherë shtetasja M.Gj është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas mjekimit bëhet e ditur se 17 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Momentin e vështirë pas tentativës për të vrarë veten e ka kaluar me vështirësi por ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe mjekimi në spitalin e Shkodrës kanë bërë që të shpëtojë.
Pas mjekimit 17 vjeçarja është rikthyer në banesën e saj pa problem shëndetësore. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që kanë çuar 17 vjeçaren në tentativë për vetëvrasje duke pirë fotoksinë. Ajo që po heton policia pas kësaj ngjarje është edhe mënyra se si një 17 vjeçare arrin që të sigurojë fotoksinë duke qenë se nuk lejohet për këtë kategori moshe.