back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDisa lagje të kryeqytetit edhe këtë vit pa ngrohje

Disa lagje të kryeqytetit edhe këtë vit pa ngrohje

Të ngjajshme

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...

“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë

Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj janë sqaruar me njëri-tjetrin...

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...
- Advertisement -

Dimri edhe këtë vit do ti zë pa ngrohje disa nga lagjet e Prishtinës që nuk janë të kyqura në rrjetin e ndërmarrjes publike “Termokos”.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zyrtarja për media e kësaj kompanie Afërdita Uka.

“Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të kogjenerimit, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë dhe falë donacioneve të Komisionit Evropian dhe donatorëve të tjerë. Kjo faza e dytë e projektit të kogjenerimit  do të zhvillohet në dy vitet e ardhshme” ka thënë ajo.

Këtë vit pritet të mos ketë probleme me furnizimin me ngohje për qytetarët e Prishtinës që janë brena rrjetit të kësaj ndërmarrje.

Sipas zyrtares së kësaj ndërmarrje ky problem ka marrë fund që kur është startuar me furnizim nëpërmes kogjenerimit.

“Falë donacioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me KEK-un, në saje të realizmit të Projektit të kogjenerimit nga sezona 2014/2015 është siguruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, ka thënë ajo.

Kurse sa u përket borxheve që i kanë qytetarët ndërmarrjes “Termokos” kanë nënshkruar marrëveshje rreth 5 mijë konsumatorë, të cilët tash janë në procedurë për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008.

Furnizimi me ngrohje për qytetarët e Prishtinës pritet të fillojë më 15 tetor, varësisht nga kushtet atmosferike. /Indeksonline/R.Çitaku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz