back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu kërkoi nga Albin Kurti të tregojë më shumë për bashkëpunimin...

Ganimete Musliu kërkoi nga Albin Kurti të tregojë më shumë për bashkëpunimin e tij me Rikallon

Të ngjajshme

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, duke folur për rastin Rikallo në Kuvend, tha se dëshiron që të dëgjojë më shumë për bashkëpunimin e ish-liderit të VV’së, Albin Kurtit dhe ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo i cili po akuzohet për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu kërkoi nga Kurti të shpjegojë më shumë rreth këtij bashkëpunimi me ministrin Rikallo, shkruan Express.

“Nga ju Kurti, kisha dashur të dëgjoj shumë për bashkëpunimin tuaj me Rikallon në të kaluarën”, tha Musliu.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i cili gjatë ditëve të fundit është akuzuar se ka rrahur e maltretuar shqiptarët gjatë luftës, pati sqaruar përmes një deklarate për media të kaluarën e tij, duke thënë se pas luftës në Kosovë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit.

Rikallo pati treguar se nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse nga viti 2003 në mënyrë aktive ka punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë.

“Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN’it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë.  Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ka konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin”, pati deklaruar ministri qe po akuzohet për maltretim të qytetarëve të Kosovës gjatë kohës së luftës, Nenad Rikallo./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz