back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka godet Rexhep Selimin: E mbrojte aktin e fëlliqur të Frashër...

Milaim Zeka godet Rexhep Selimin: E mbrojte aktin e fëlliqur të Frashër Krasniqit

Të ngjajshme

Po sillet shumë debati rreth Listës Serbe. Lista Serbe për 3 muaj rresht nuk ka qenë fajtore që ne qytetarët e Kosovës i kemi lënë pa Qeveri dhe institucione.

Hera e parë që ministri i Bujqësisë paka mundësi që të punësojë bujq.

E dinë që ai nuk ka menagjuar me pare. Me pare menaxhojnë institucionet e tjera të ministrive.

Deputetit i Kosovës nga radhët e NISMA-s për Kosovën, Milaim Zekaka kritikuar dhunën që po përdoret në vend të argumenteve.

Ai ka ftuar gjithë deputetët e opozitës të cilët kanë arugmente të nisin procedurat për hetimet, se do ta kenë përkrahjen e tij dhe të nisin të hetojnë e të mos përdorin dhunë.

“Unë pres nga gjithë deputetët e Kosovës të hapën hetimet për borde për proceset e privatizimit, mu më keni me veti. Të hapim hetime për korrupsione, si është shitur KEDS-i, kujt i është falur KEDS sa këtu më keni. Por jo, sepse ju që thirrni në emrin e patriotizmit ju folni shqip por jeni më zi se Lista Serbe. Kemi deputetë të rinj, eja të hetojmë SHIK-un e keni nënshkrimin tim. Pse çka po ju pengon vetëm Shik-u dhe jo UDB-ja.. por jo me dal në portale dhe jo të më akuzoni familjarisht, sepse unë që kam jetuar nëpër Evropë le të merr raportin tim nga shtetësitë evropiane a kam qenë në burg ndonjëherë. Ndërsa për luftën time le të fol komandanti im që është ulur”, ka thënë Zeka.

Zeka e ka akuzuar Rexhep Selimin se e ka mbrojtur aktin e Frashërt Krsniqit i cili ditë më parë e grushtoi Zekën gjatë një emisionin televiziv.

Duke përmendur goditjen që ka marr nga deputeti Frashër Krasniqi, Zeka ka thënë se i ka mbetur hatri që nuk kanë reaguar deputetët e VV-së në lidhje me këtë cështje. Sipas tij, ai nuk preket nga Frashëri duke e quajtur rrugaç, por nga Kurti, Selimi e Albin Kurti.

“Nuk frikohem dhe mundem t’i bie shuplakë Albin Kurtit por nuk jam rrugaç. Le ta ketë turp Rexhep Selimi që ia kam mbrojtur familjen dhe nuk ka nxjerr zë dhe asnjë qëndrim për deputetin kur ka bë. Mua më ka mbet hatri nga shumë deputetë”, ka thënë Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz