Në Drenas përkatësisht në rrugën e fshatit Gllobar, ka ndodhur një aksident në të cilin është përfshirë edhe makina e policisë.
Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së zhvilluar nga makina e policisë.
Makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga pasi ishte penguar nga një kamion i cili po lëvizte në rrugë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, ndërsa nuk bëhët fjalë për të lënduar.