BallinaLajmeGanimete Musliu: Ramushin e shpëtoi PDK-ja

Ganimete Musliu: Ramushin e shpëtoi PDK-ja

Të ngjajshme

Austria dëbon tre diplomatë rusë për dyshime për spiunazh me antena në çati

Austria ka shpallur tre diplomatë rusë “persona non grata”...

Lajm i mirë për Malishevën, nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë-Malishevë

Rruga e shumëpritur Kijevë-Malishevë do të bëhet realitet. Kontrata...

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, me të nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, tha se Ramush Haradinajn e shpëtoi PDK-ja, pasi që, sipas saj, ishte për pak të binte në rrjetën e merimangës së Vetëvendosjes, transmeton Express.

Këtë deklarim ajo e tha gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, në momentin kur tha se nuk mundet ta pranojë që LDK-ja është bërë mekanizëm i Vetëvendosjes.

“E shoh në çdo fillim të seancës komunikimin e jashtëzakonshëm dhe të mirëfilltë të VV-së me LDK-në. Të gjitha i kisha pranuar si deputete e këtij Parlamenti por që Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet mekanizëm i Vetëvendosjes këtë kurrë asnjëherë nuk e kisha pranu. Edhe Ramush Haradinaj gati ra në rrjetën e merimangës së LVV-së, por në atë kohë shkonte drejt dështimit, por në momentin që u shkëput nga kjo Lëvizje ai u kthye edhe njëherë si triumfues në këtë parlament”, ka deklaruar Musliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz