BallinaLajmeArrestohet në Tiranë 35 vjeçari që ishte i dënuar në Itali për...

Arrestohet në Tiranë 35 vjeçari që ishte i dënuar në Itali për trafik droge e organizatë kriminale

Të ngjajshme

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Në operacionin e koduar “Operacionalja 92” u arrestua në lagjen “Vasil Shanto” shtetasi Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz