back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajme28 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren

28 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren

Të ngjajshme

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënimet ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi në mars të vitit 2015 në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

Kjo gjykatë vendosi që ta dënojë me 24 vjet burgim të  akuzuarin kryesor E.SH në akuzat për vrasje të rëndë ndërsa djali i tij E.SH u dënua me 4 vjet e gjysmë burg në akuzën për ndihmë të dhënë kryesit pas kryerjes së veprës penale, njofton Klan Kosova.

Të akuzuarit  më 8 mars të vitit 2015 rreth orës 14.10 minuta, në Prizren, në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova” pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje direkte kishin ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta tani të ndjerëve me iniciale F.SH.; H.TH. dhe B.E. të gjithë nga Prizreni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz