back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleBekim Jashari merr përkrahjen edhe të kësaj partie

Bekim Jashari merr përkrahjen edhe të kësaj partie

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Dega e Nismas në Skenderaj ka nisur sot fushatën zgjedhore. Nga kryesia qendrore, i pranishëm në këtë hapje ishte Enver Hoti, i cili foli për zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet lokale.

Të gjithë të pranishmit i dhanë mbështetje të plotë kandidaturës së Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.

Anëtarët e kryesisë së NISMA-s kërkuan mobilizim të shtuar nga strukturat e partisë në Skenderaj, me qëllim që Nisma të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.

Shtabi zgjedhor më këtë rast ka kërkuar nga strukturat e partisë dhe anëtarsësia e saj ta përkrahin kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Dega e Nisma-së në Skenderaj konkuron më 4 kandidatë për asambleist komunalë – Beqir Veliu, Selman Gjinovci, Shpresa Bejta, Leonora Dajaku – të cilët janë kuadro me përgatitje profesionale dhe përfaqsojnë në mënyrë të denjë vullnetin e strukturave të partisë në të gjitha nivelet e organizimit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz